Analizë në Kontekst Psikologjik / Socialë

Një moshë për t’u jetuar dhe dashur (Adoleshenca).

Të jesh adoleshent, është një moshë me komplekse dhe me një jetë e jetuar në eufori. Një moshë me stacione tranziti me vetvehten dhe me të tjerët (botën). Ku provohen një mori ndjesirash, ku është diktuar dhe përcjellë me një 1001 arsye se përse është e tillë. Nuk dua të jem përsëritëse atë ç’ka kanë thënë Psikologët e Zhvillimit për fëmijët e më tutje. Por një gjë është e sigurt, kjo periudhë moshe (adoleshenca) ndryshon edhe në kontekstin dhe kulturën ku jeton.

Sa rrezikohet dashuria nga vitet?

Të përhumbur,nostalgjik,të dashuruar ende,janë këto ndjesi që përjetojmë gjatë udhës që ndërmarrim për të jetuar në parneritet të lumtur e përgjithmonë.Kjo shprehja magjike që intrigonte dhe tingëllonte aq bukur në adoleshencën tonë, duke parë filmat me një fund të bukur(happy end).Sigurisht që një jetë e zgjedhur me dëshirë,ka një pritshmëri për të qënë të lumtur,dhe këtë kushdo nga ne e dëshiron dhe nuk duhet mohuar apo penguar.Dashuria,sa bukur arrij ta kuptoj dhe analizoj tek marrëdhëniet njërëzore,por kur vjen mundësia për t’a perifrazuar e kam aq të vështirë,saqë kam frikë të shkruaj

Kur mirënjohja intrigohet nga mosmirënjohja!

Tek më kanë pyetur edhe mua a jam mirënjohese, më vjen natyrshëm të them me plot gojë se po.Ky reciprokritet i ndërsjelltë nuk mund të më lë moskokëçarëse,ndaj sjelljeve të mira. Impakti i parë,sapo përmend mirënjohja të sjell një ndjesi pozitive,e tillë cilësohet,pasi na kujton sjelljet tona apo të të tjerëve,kundrejt veçorive të personalitetit që mbartim nga një e kaluar dhe rritemi për t’i përmisuar ato perspektiva në të cilat janë shumë gjëra për të pasur mirënjohje.

Si t’a bëjmë shok “Stresin”

Është e paevitueshme,të intepretosh faktin e reagimeve organike e psikologjike ndaj stresit. Por ja që e thënë ndryshe stresi ka një ndikim dhe perceptim të ndryshëm tek secili nga ne. Por me bazë simptomatike të njëjtë si psh përfshin ndryshimet fiziologjike të tilla rrahje të shpeshta të zemrës, nuk mbushemi me frymë,tensionim muskulor si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Deri këtu e vërejmë  sesa ndikim negative ka në gjendjen tonë fizike dhe psikologjike  stresi, mos lëmë dhe shumë arsye  të tjera që i kanoset individit në sistemin kardiovaskular deri në vdekje.