Publikime

Kur fëmijët duan lirinë!

Rimendisionimi i jetës familjare sot ka ndryshuar, ndryshimet kulturore e tradicionale janë edhe ato rikonceptuar në bazë nevoje dhe pritshmërie.

Familja moderne është më përgatitur për t’u përballur me fëmijët e rritur,dhe për fazën e kësaj moshe. Kjo ndodh gjatë rritjes së  fëmijërisë së tyre. Hapësira psikologjike, pavarësia janë ndihmues për ecurinë e zhvillimit të fëmijës. Plotësimi i këtyre nevoja përbëjnë zhvillimin apo përmirësimin e karakterit.

Rregulli zhvillon bindjen!

Edukimi i zhvillimit të arsimit lindi si një nevojë për emancipim intelekti dhe veçanërisht për një ecuri kolektive. Në këtë individi përballë grupit të shkëmbënin ato ide dhe nevoja të përbashkëta. Sot nga ajo që ka evoluar është drejtimi  edukativ arsimor. Për të ardhur sa më ezigjente në botën tekno-virtuale.

Edhe pse edukimi arsimor po kalon në faza reformash ende ka boshlliqe në keqinformim për një nevojë në studimet e larta,gjithashtu didaktikë jo interaktive.

Nuk gabon nëse çdo ditë dashuron nga e para.

Kur biem në dashuri,nuk ka gjë të gabuar, gabimet janë pjesë e jona për t’u rritur dhe gjetur veten aty ku duam ne të jemi dhe më kë të jemi. As zgjedhja që bëjmë ndaj partenerit/res nuk është e gabuar edhe nësë ai/ajo na lëndon apo nuk i përgjigjet dashurisë sonë. Nuk kemi gabuar ne, janë ndjenjat tona që nxiten drejt emocioneve që nuk janë pjekur ende për të kuptuar se çfarë duam dhe kë duam. Eksperincat në dashuri kanë treguar në lidhjet e secilit individ, sa stabël dhe të ndjeshëm janë në një marrëdhënie, kjo edhe për faktin për të përmirësuar pikat e dobëta të personalitetit të tyre.

Një perceptim, të një magjie prej Romantiku/e

Ende bëhet pyetja me një skepticizëm, a përjetohet më romanticiteti tek njerezit. Nuk duhet të kemi dyshime për të tillë ndjesi, por për thellësinë e kësaj ndjesie të përshkrueshme tek secili nga partnerët të dashurar.Marrëdhënia në çift, ka një zhvillim dhe një histori që kërkon të plotësohet e ushqehet nga njëri-tjetri.Në një mënyrë të pashmagshme ajo kërkon të posedojë tjetrin dhe krijon një domosdoshmëri për të.

Miqësia do të vazhdojë të jetë një gur i çmuar…..

Gjatë gjithë jetës sonë do të jemi të rrethuar nga miq e mikesha, ajo çka do të mbetet është hijëshia e tyre që na kanë frymëzuar dhe mbështetur në nevojë dhe kënaqësi. Ngazëllim kur bie fjala për miqtë tanë më të mirë që kemi,dhe mburrja që bëjmë kur i këmi pranë vetes apo në distancë. Këtë ndjesi lidhjeje e kemi të trashëguar por pse jo sot edhe të induktuar, e lidhur kjo e fundit si intepretim më tepër adoleshenciale që nëse nuk ke miq nuk je i preferuar ose diçka më fyese. Lidhjet midis dy apo një grupi është tregues si aspektit informues por edhe atij emocianal.

Varësia nga rrjetet-sociale,mungesë frymëzimi.

Kontributi ynë në punë,nuk qëndron vetëm  tek fakti i të qënit rigoroz por edhe kreativ kur situata e kërkon apo për të ndryshuar stilin e punës. Të dyja këto mundësi lidhen ngushtë me hapësirat dhe dëshirën për të ndryshuar në lidhje për të qënë më në kontakt komunikimi dhe administrimi. Përfshirja jonë në rrjetet sociale mund të quhet nevojë komunikimi,kontakte,menaxhim biznesi,eksperiencë, pra nevojë interaktive. Për të qënë pse jo trendy (i modës),apo ‘in’(brënda) dukurive që ndodhin.

Puna është bindje, të pabindurit jemi ne.

Ah kur bëhet fjalë për punë, edhe e duam edhe ngrysim fytyrën, kjo si zakon i mësuar por edhe i ngjitur. Ju kuptoj plotësisht, mos u ndjeni në siklet, ju ndodh të pyesni veten çfarë po ndodh me mua, kur në një kohë kaq të vështirë për të gjetur një punë unë ankohem?. Për hir të vërtetës vështirësia qëndron tek sistemi sesi ajo përcillet si nevojë apo pasion për të punuar. E pakundërshtueshme si e tillë është sjellë, me një mistikë herë për të përmbushur nevojat dhe për të intepretuar me pas virtytet e njeriut dhe herë për të zbuluar brenda nesh pasionin për punën.

Vera ime, e kuruar me dashuri!

Po e ndiejmë lëkurën të na nxehet dhe tek na merr trupi ngjyrë kuqërremtë, për të na thënë se vera ka ardhur. Por kjo nuk prek vetëm  së jashtmi fizikun tonë,por edhe proçesi mendor ka nisur rrugëtimin për të skalitur dhe rendur pas pritshmërive që mendojmë të bëjmë për veten tonë. Aftësia për t’u përballuar me nevojat që duam të realizojmë,lënë impakt sa pozitiv por edhe na vë në vështirësi.

T’ia dalësh mbanë vetëm.

Qysh në fëmijëri na diktohet përgjegjësia për t’u kujdesur për veten dhe për të krijuar pavarësi,si për zhvillimin motorik dhe atij emocional. Dhe ky është një edukim i drejtë,nuk mund të quhet abuzim apo e pamundur për stadin e moshës që kur fillon ky psiko-edukim me fëmijët,siç mund të mendojë një pjesë  ndryshe nga prindërit apo pala tjetër e familjes. Ҫdo koncept që na mësohet vjen në bazë të një njohje me të thellë me të shkuarën, për të përballuar situata rrethanore që na krijohen dhe krijojmë.

Pages