Këshillat

Kur dhunohen meshkujt(burrat)…. Nuk ka vend për çudi…..apo përbuzje….

Kur dhunohen meshkujt(burrat)…. Nuk ka vend për çudi…..apo përbuzje….

Ne njohim apo kemi dëgjuar vetëm dhunën  ndaj grave,nënave apo motrave tona, dhe çuditemi apo nënqeshim tek dëgjojmë dhunë tek burrat??. Është për t’u habitur sesi çuditemi a thua ata janë të paprekshëm, fakti që një fëmijë mashkull dhunohet,abuzohet,kanoset dhe ky fëmijë rritet bëhet burrë, ka shënja,trauma ku mund të ndodhi që kjo dhunë do t’a përndjeki nga partneria, motra, nëna, pra më kë vazhdon të bashkëjetojë ai.

Tradhëtia e tim shoqi,por nuk dua të divorcohem, cfarë të bëj.

Jam e martuar kam një vajzë, me tim shoq kam disa vite martesë, kemi jetuar vite të bukura e të lumtuara me të. Para disa muajsh zbulova tradhëtinë e tim shoqi. E pranoi që më kishte tradhëtuar, gjëndja psikologjike e imja u rëndëua shumë,edhe pse pas lutjesh të tij u rikthyem sërish, por unë nuk kam shumë besim me duket sikur më gënjen, po më shkatërron kjo gjëndje. Nuk di më të jetoj, nuk ha, nuk fle mirë,jam shumë nervoze. Ju lutem,kam nevojë për këshilla si ta harroj, se nuk dua divorc. Dua ta ruaj familjen time. Me respekt pres një përgjigje nga ju.

Receta e Ditës!

Jo në formë urdhëri, por bashkëpunuese, lini mënjanë së pari telenovelat, pseudo show-et, thuajeni edhe familjarëve miqve, që edukumi nuk gjendet tek varfëria apo tek mendësia prapanike e traumatike që servirin.

Gjeni mundësi lavazhi për të larguar toksinat që dëmtojnë psikikën dhe gjendjen emocionale, zgjidh të mos manipulohesh dhe të idealizosh askënd. 
-Mos lejo t'a vështirësojnë të tjerët jetën.
-Ji njeri i duhur për veten dhe ji i dobishëm për të tjerët.

Receta e Ditës!

-U zgjuat nga një ëndërr,keni harruar prapë të vendosni alarmin e orës.
-Patë qiellin që është bërë blu,mos e hiqni lapustilën nga dora që ta ngjyrosni e ta bëni më të theksuar.
-Keni radhën për të derdhur plerat,mos harroni të merrni pecetat e lagura.
-Jeni veshur me të njëjtat rroba si dje,ndodh,blini një revistë që të tjerët të shohin atë.
-U rrëzuat dhe të gjithë të panë, qesh nëse nuk je vrarë.
-Nuk e ke parë filmin 50-hijet e Greit? Nuk e ke humbur erosin je prapë ti. 
Happy-day

Receta e Ditës!

- Kur ngrihesh në mëngjes ngrihu me krenari dhe bjeri gjoksit sa të dhembi.
- Buzëqesh përpara pasqyrës, dhe pastro sklepat nga sytë.
- Mos fillo zënkën që nise dje.
- Mos vish të njëjtën, bluzë edhe pse e ke të preferuar.
- Pi një filxhan çaji me kafe, që të mos humbësh më kohë. Koha është gri gjithësesi.
- Lëre autobusin të ikë, bëj vrap sapo arrin tek dera e punës,që flokët t'i kesh shpurpuritura do dukesh origjinal/e.
- Mos merrni çadër me vete... e di që i besoni kohës së Iphone-it tuaj. Me too . Happy-day. 27 Shkurt 2015

Receta e Ditës!

-Ditë e Hënë,nuk doni të shkoni në punë,merr në tel një nga mikeshat e tua shtëpiake,dhe lëre të flasë ajo. Ndoshta përmirësohesh.

-Jeni të stresuar se nuk doni të vishni për një javë rrjesht çizme,ndërroni getat çdo ditë.

-Ju është bërë me njollë,këmisha juaj e preferuar,mos hani kur jeni të uritur/a.

-Komshija juaj,çdo mëngjes i kërcasin takat,një gërvishtje për veshët e tu,sugjerojeni tek këpucari juaj.

-Keni harruar të bënit porosinë që ju kanë thënë,ndani me të tjerët çokollatën tuaj me lajthi me atë që ka të njëjtën preference si ty. :/ 2 Mars/2015

Ja si t’a nisim mbarë marrëdhënien!

Është një nga prioritet tona që të duam një marrëdhënie të mirë. Për një pjesë marrëdhënia e tyre ka qënë shumë pozitive, e mbushur me dashuri e vëmendje,për një pjesë tjetër janë ende të zëmëruar. Që të ndihemi mirë dhe në paqe me veten,ndiq këto këshilla.

1.Të mos na përndjeki zëmërimi i herës së fundit,që kemi shkaktuar partneres/rit,por të gjejmë zgjidhje për t’u mos u bërë përsëritës,brengës.që nuk gjen rrugën e zgjidhjes,por të pajtimit.

Boshatis dhe Sistemo Sirtarët….

Sa herë na bëhen rrëmujë mendimet,dhe krijojmë ca xhepa në psikikën tonë, sa i harrojmë ku i kemi vënë prioritetet dhe t’i japim vendin e duhur. Konfliktohemi me vehten dhe e quajmë naiv/e,frikacak/e, këto që të tjerët nuk ngurrojnë të na i thonë të parët. Mendojmë se ku të mbështetemi por e kemi ngushtuar aq shumë mendjen,saqë nuk ka as më hapësirë për ide të reja. Boshatis Sirtarët dhe sistemoji ato….

Pages